WwW.Kumanovari-oo1.Tk
  Dashuria
 
Histori Dashurie

Heloise, 17 vje?, mbesa e nj? kleriku n? Paris, iu besua p?r m?sime private murgut mashkull Peter Abelard, 39 vje?. M?suesin dhe nx?n?sen i zuri qymyri keq, Heloise b?ri dhe nj? bebe, dhe prandaj t? dy shkuan dhe u martuan - fshehtas. Fshehtas q? t? mos demtohej karriera e Abelardit.

Kur e mori vesh k?t? pune i ungji i mademoiselle Heloise, ai u nxeh, iu ngrit?n ca nervat, dhe shpuri njer?z q? ta kapnin Abelardin. Puna p?rfundoi me t? tredhur p?r t? shkretin Abelard. Merret me mend se kjo ka qen? fort e dhimbshme, dhe jo vet?m poetikisht: anestetik?t kan? hyr? n? p?rdorim rreth 700 vjet m? von?.

Heloise dhe Abelard i ruajt?n lidhjet me nj?ri-tjetrin, dhe jan? edhe t? varrosur bashk?. ?do lib?r i historis? t? qytet?rimit per?ndimor p?rmend emrin e Abelardit, q? ?sht? i njohur si filozof e teolog, etj. Historia e k?tyre t? dyve ?sht? e dokumentuar n? letrat q? ata kan? shk?mbyer dhe q? jan? t? ruajtura. ?sht? zbavit?se kur i lexon dhe shikon sa ndryshe ka qen? bota nj?her? e nj? koh?. Nj?koh?sisht, t? bren dyshimi, se mos e vetmja dashuri e p?rjetshme ?sht? nj? dashuri q? ?sht? e parealizueshme, e pamundur. M? posht? ?sht? nj? fragment nga nj? leter q? Heloise ia shkroi t? dashurit t? saj t? tredhur:


"Ajo q? ma shton m? shum? dhembjen ?sht? se vuajtjet tona filluan n? nj? koh? kur ne nuk i meritonim m? ato. Kur ne iu dham? K?naq?sis? t? Dashuris? Kriminale, asgj? nuk mund ta justifikonte dot Lumturin? ton? t? pist?. Por kur ne m? n? fund e pastruam pasionin ton?, kur gjet?m strehim tek Martesa p?r t'iu shmangur brejtjes t? nd?rgjegjes, pik?risht at?her? i gjith? zem?rimi i Qiellit u derdh mbi ne.

Sa i r?nd? ishte ai nd?shkim q? ra mbi ty... Kur e kujtoj m? ngjethet mishi nga tmerri. A do t? mundte nj? burr? i zem?ruar ta nd?shkonte m? shum? sesa kaq maskaran? qe i ?nderoi gruan? Ah! ?far? t? drejtash kishte nj? xhaxha mizor p?r t? b?r? at? q? b?ri? Ne u martuam edhe n? Altar, dhe ai Altar duhej t? t? kishte mbrojtur ty nga zem?rimi i armiqve t? tu.
....
N? k?t? situat? ti re Viktim? e Dashuris? m? t? Pafat. Ti i vet?m pagove p?r krimin e b?r? nga t? dy ne bashk?. Po une s'kam pse t? ankohem p?r zem?rimin e atyre q? t? d?mtuan ty. Un?, mizerja un?, un? jam ajo q? shkaktova shkat?rrimin tend. Zot i madh! Sa e rrezikshme ?sht? kur nj? Njeri i Madh ngacmohet nga Seksi jon?! Ai duhet t? m?sohet q? n? f?mij?ri q? t? behet i pandjesh?m n? zem?r, q? t'u rezistoj? joshjeve me t? cilat ?sht? pajisur femra. Ai m? i men?uri i t? men?urve pati th?n? 'Biri im, ndiq urdhrat q? po t? jap un?: N? qoft? se nj? Grua e bukur t? afrohet dhe k?rkon t? t? josh?, mos e lejo q? ajo t? t? korruptoj?; mos e prano helmin q? ajo t? ofron, mos lejo q? ajo t? t? shtjer? n? rrug? pa krye; Sht?pia e saj ?sht? Sht?pia e Shkat?rrimit dhe e Vdekjes.'"

Fraza "Naten e Mire"
Me mungon syte e mi pa ty s'kan gjume
me mungonn nuk e di pse dua kaq shume!!!

Fraza Faljesh
Nese te duash eshte mekat,
ME FAL, une qenkam e pafat!
nese te kerkosh qetesi eshte gabim,
ME FAL, sa lehte renkam une ne tundim...
nese endrat jane te palejueshme,
ME FAL, para tyre jam e parezistueshme....
ME FAL, ME FAL,
kjo jam une smund te rri pa dashuruar, e nese vetem ty ne jete te desha, ME FAL
ME FAL, qenka gabim te falesh ty ndjenjen....
sa vone e kuptova...
me fal qe te dashurova..

si jeni ndi pas puthjes se pare?

...te gjith e majn ne men first kiss,edhe kejt ndjenjat qa i kem pas kur i kem provu ket sen,kshtu qe deshta me dit qysh jeni ndi pasi keni shiju buzet e dikujt?

A mund te lind Dashurija nga Shoqeria!

Pershendetje vendosa ta hapi nje Temë.mjaft interesante!

A mund te lind Dashurija nga Shoqeria qka mendoni ju...?

Mendoj se po e kuptoni pytjen..p.sh(Nese je i shoqeruar ngusht me nje Shoqe apo e kunderta)..

Jepe mendimin tuaj.

Signale dashurie!

E lexova diku, edhe mendova se do ju interesonte, sepse ishte interesante.

Lexim te mbare djema.


Qesh e sforcuar ? Fik telefonin ? Të thërret në emër ? Janë këto disa nga mesazhet që një femër i dërgon pareshtur një mashkulli, për të cilin ndjen diçka. Pasi të mësosh kuptimin e të gjitha kodeve që kemi radhitur më poshtë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të hidhesh në sulm. Ato shërbejnë si një shtysë, për t'i dhënë më shumë aksion dhe energji një lidhjeje që ka ngecur në pragun e shoqërisë dhe dashurisë. Lexo me kujdes 27 sinjalet dhe vepro!

1. Në një festë të madhe, flet me ty dhe vetëm me ty, gjërat e tjera nuk i bëjnë përshtypje.
2. Ajo vendos herë pas herë shkëlqyes buzësh, por jo në praninë tënde (nëse trukimi ndodh në prezencën tende, ti je vetëm një mik).
3. Në prezencën tënde kafshon shpesh buzët me njëra-tjetrën.
4. Qëndron e ulur mbi mbështetësen e kolltukut.
5. Është ditëlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta që po flisni me njëri-tjetrin duke mbajtur gotat në dorë.
6. Zakonisht në festa pihet verë e kuqe, por ajo ka porositur një gjë tjetër, zakonisht birrë.
7. Flet më ngadalë dhe me një zë me ton bas.
8. Ti pi cigare, ndërsa ajo edhe pse duket qartë që bezdiset, vazhdon të të dëgjojë.
9. Të sfidon, pa arsye, papritur, më shumë se një herë.
10. Qesh duke u sforcuar, edhe pse biseda nuk është gazmore.
11. Gjatë bisedës, brenda fjalisë shqipton emrin tënd, vend e pa vend.
12. Afron veshin pranë buzëve të tua për të dëgjuar "Në këtë lokal ka shumë zhurmë, nuk arrij të të dëgjoj".
13. Të thotë se i ngjan një personazhi të famshëm.
14. Të heq nga xhaketa fijet e flokëve që të kanë mbetur pas krehjes.
15. Të thërret gjithnjë në emër, duke shmangur emrat përkëdhelës me të cilët të thërret miku ose miqtë e tu të ngushtë.
16. Bie zilja e telefonit të saj. Fillimisht nuk përgjigjet në fund e fik.
17. Flet me një ton pyetës, duke t'u drejtuar e mbushur me kuriozitet "Besoj se kjo gjë do t'i pëlqente të dashurës tënde". (Kjo bazohet në një taktikë klasike, që në fakt ka synimin për të zbuluar, nëse në jetën tënde ka apo jo një grua).
18. Të thotë, që je i talentuar dhe ky është një lloj komplimenti i moderuar që tregon se ajo është e sinqertë; ose sipas ligjeve të pashkruara të shoqërisë, kjo do të thotë se ti i dukesh tërheqës, "të kesh talent" do të thotë, që je salca pikante në një pjatë.
19. Të telefonon e para ose ndonjëherë vetëm telefonon, pa asnjë shkak.
20. Kur ti e fton për të pirë diçka, ajo vesh një palë këpucë të reja, një veshje të re dhe një çantë, ndryshe nga ato që kishte në orarin e punës.
21. Është vonë dhe ajo s'ka pasur kohë të mjaftueshme për t'u trukuar, por nuk ka harruar rimelin.
22. Të pyet se ku është tualeti, ti i tregon se ku. Ajo sheh rrotull, ngre vetullat dhe ngrihet ngadalë duke ecur drejt vendit të duhur.
23. Qëndron në banjë më shumë sesa duhet, qëllimi për t'u rregulluar para pasqyrës.
24. Në praninë tënde përdor shpesh fraza romanesh, vargje poezish apo tekste këngësh.
25. Të pyet nëse do të provosh pjatën që ajo ka zgjedhur për të ngrënë, që do të thotë se është gati të ndajë gjithçka me ty.
26. Ti ose dikush me të cilin të ka krahasuar jeni protagonistë të gjërave që mund të fantazojë gjatë bisedës.
27. Ajo fillon të flasë pareshtur për materien, vrimën e ozonit ose argumente të ngjashme "shkencore".

"Arti" i të propozuarit"

Shumë meshkuj refuzojnë t'i drejtohen një femre, duke menduar se nuk i përshtaten atyre, ndoshta ngaqë i duket tipi i femrës që nuk reagojnë ndaj shenjave të ndryshme. Dhe ja se si krijohen një seri të pa vërtetash të komunikimit. Në qoftë se e dini se si, ku dhe kur ta bëni këtë gjë, "arti" i të propozuarit nuk është asgjë më shumë se sa tepër i thjeshtë. Së pari, mbaj mend që koha nuk është në anën tënde dhe për këtë gjë duhet të bëhesh sa më kreativ. Ke në dispozicion vetëm disa minuta për t'i treguar se çfarë mund të bësh, përpara se ajo të gjejë një "punë" tjetër, larg teje. Por, varet edhe nga konteksti: Në qoftë se e ndalon dhe i flet në rrugë, duhet të jesh një "playboy" i vërtetë, pasi femrat thjesht nuk i kushtojnë rëndësi meshkujve që veprojnë kështu. Në qoftë se je në një lokal, ndihu i lirë të reagosh; ke në anën tënde shumë elementë: muzikën, alkoolin, atmosferën, shoqëruesit, lëvizjet, etj.

milioner

a ishi martu me ndo nje indivit te ksaj faqe kalonimir.com jo te gjinis se njejt per nje milion euro afati per tu njoftu me te dhe mu bitis kjo pun 2 dit

Pse s'harrohet Dashirua e parë?



Thojnë që dashuria e parë s'harrohet e mua as që më kujtohet

Si ta besh nje vajz qe te Buzeqesh !?

*Thuaj asaj je shume e bukur...

*Shtrengo doren e saj shpesh sikur edhe per nje sekond..

*Puthe ate ne balle...

* Vendos zerin e saj si zile te coje nga gjumi...

*Thuaj asaj qe e dashuron ne cdo kohe....

*Kur ajo eshte e nevrikosur perqafoje fort dhe thuaj sesa shume do te thote ajo per ty...

*Thirre ate vogelushe ose jeta ime..

*Kendoj asaj, pa marr para sysh sa i tmerrshem eshte zery yt..

*Shkruaj asaj shkrime (ajo dashuron ato)...

*Prezanto ate tek familja dhe shoket tuaj si e fejuara jote....

* Luaj me floket e saj....

*Ulu ne park dhe vetem fol me te..

*Tregoj asaj barxaleta, tregoj asaj sikur edhe barxaleta kot fare,vetem tregoj barxaleta....

*Lere ate qe ta zere gjumi ne kraharorin tend..

* Gdhend emrat tuaj ne trungun e nje peme...

*Dhuroj asaj lule vetem sepse....

*Trajtoje ate ne mes te shokeve sic e trajton ate kur jeni vetem..

*Shikoje ate ne sy dhe buzeqesh

*Vallezo me te lehte , edhe sikur mos te kete muzike fare...

*Puth ate ne shi..

*Ne qofte se e dashuron tregoje asaj dhe mos e ler qe te ikin...

*Tregoj asaj besimin tend,respektin dhe admirimin...

etj etj etj.......


Mos i Perdorini keto Vepra Pergedhelese per ti Mashtru Femrat se Gjuna edhe ato Valla

C'far do te benit per dashuri...??
Cka do te ishit ne gjendje qe te beni per dashuri...??

__________


Nisjani diskutoni....

qka eshte dashuria e pare per ju?

Pak...shume...me pasion...cmendurisht???!!!
Cili nga ne nuk e mban mend heqjen e fleteve te nje luleje per te kerkuar dhe luftuar kunder dyshimit te tmerrshem per dashurine ose personin qe dashurojme...!
Cili nga ne nuk e mban mend puthjen e tij te pare ne moshen 14,16,18 vjec?
Si eshte e mundur qe vetem nje mendim per dike qe do mund te na pelqente,na bente te lumturoheshim dhe enderronim me ore te tera___pavaresisht se nuk kishim fare muhabet me te?
Ne ishim ne dashuri me dashurine!!
Dalja jone e pare,puthja jone e pare,betimi yne i pare,ledhatimi yne i pare,projekti yne i pare i enderruar nga te dy....sa i bukur,sa i mrekullueshem....asgje nuk ekzistonte pa tjetrin,e ardhmja jone ishte e pamundur pa te....dashuria jone ishte origjinale dhe e perjetshme....Ne transformonim boten,kishim femijet me te bukur dhe jetonim te lumtur....asgje nuk mund te na ndalonte....asgje ne kete enderr....pervec????
Zhgenjimit te pare te dashurise...Sa lot dhe dhimbje!
Si arriti te na e bente nje gje te tille?
Asnjehere nuk mund ta imagjinonim personin te tille!Cfare boshlleku krijon dhimbja e dashurise!Cfare dhimbje shpirti,barku,dhe stomaku na provokoka dhimbja e dashurise!Cfare depresioni!Dhe atehere kur zhytemi thelle,vjen dicka....Nje dashuri tjeter!
Te gjitheve na kujtohen me nostalgji dashurite e para te adoleshences dhe te gjithe marrim pervojen ne nje dashuri te mbushur me kenaqesi,vuajtje,lumturi,zhgenjime.
Deri ne momentin ku "guri i cmuar","dashuria e vertete",arriti...atehere hidhemi perpjete nga gezimi...betohemi te duhemi perjete,ne te mire e ne te keq.
Per fat te keq,sipâs statistikave,vetem 2 cifte ne 10,vertetojne mbarimin e bukur te romaneve dhe filmave te dashurise___"martese,femije dhe lumturi pa fund dhe te perjetshme"!
Ne njohim shume cifte qe jane dashur qe ne adoleshence,qe kane studiuar bashke,martuar dhe bere me femije,dhe qe duket se do rrine bashke deri ne ditet e fundit te jetes se tyre.
Po ne njohim akoma me teper cifte qe ...oh!..surprize!...U ndane!
Sipas shifrave dhe statistikave te Organizates Boterore te Shendetit,5 martese ne 10 perfundojne ne ndarje.Dhe tre ciftet qe rrine bashke deri ne fund,nuk flasin shpesh me njeri tjetrin,tradhetohen,ose perfundojne jeten duke u zene....!
Kush eshte sekreti i atyre qe jane bashke dhe ecin drejt te njejtes rruge per vite te tera?
A ka ndonje formule magjike ose mrekulli per ne te tjeret qe nuk na shkon jeta kaq mire?
Cfare ben,qe ca nuk kane probleme ne dashuri dhe jetojne jete te lumtur,kurse ca te tjere vuajne,kane deshire te vdesin mbas nje depresioni ose humbjeje dashurie?
Ca njerez jane te lumtur,"me" ose "pa" partenere stabel,te tjere i ngjiten te parit ose te pares qe ju del perpara,ose te parit ose te pares qe thote me zemer "jo"!
Eshte shkruar shume per dashurine....Me qindra libra tregojne deri ne cfare pike dashuria eshte konsumuar ashti si dikush qe konsumon nje droge te forte,dhe qe ashtu si droga,kur mesohen me te dhe nuk e kane me,arrijne te shfaqin shenjat e dobesise,mungeses fizike dhe psikologjike.
Por cfare eshte dashuria?
Ne themi qe eshte nje "emocion"!
Nje emocion eshte nje levizje,nje ankth,nje reaksion afektiv shume i shtuar.
Dmth dashuria eshte nje levizje,afrim ndaj njeri_tjetrit.A mundemi dot ne jeten tone te respektuar te bejme qe ky reaksion te zgjasi dhe te duroje te gjitha pengesat midis dy personave?
Per mendimin tim ekzistojne tre kushte te rendesishme ne dashuri...
__Admiracioni
__Endrra
__Deshira seksuale.
Te tre keta kompozues duhet te jene te kanalizuar drejt te njejtit person.Dhe ne nje menyre te qendrueshme dhe reciproke...ska rendesi rradha e tyre,deshira mund te lindi nga admiracioni ose anasjelltas.
Smund te duam dike nqs e admirojme ose qe ndjehemi te admiruar nga ky person!
Admirimi eshte nje ndjenje lumturie dhe gezimi para dickaje qe na duket e bukur.
Ne dashuri ka rrespekt.Nga momenti qe fillojme te "gabojme ne dashuri",ne fusim ne nje lloj "hipoteke" dashurine.
Nuk mund te jemi gjithmone dakort per disa mendime,per edukimin e famijeve,menyra sesi secili e prish lekun,por ama duhet te jemi gjithmone dakort ne faktin qe personi qe duam eshte njeri i vecante qe meriton respekt dhe admiracion.
Mos harrojme gjithashtu qe edhe dy te dashuruar jane gjithmone "2 armiq intime"...Por..qe i detyrohen respektit.
Ulja e admiracionit per ate qe duam eshte paralele me uljen e dashurise ndaj tij ose ndaj saj.Prandaj eshte e rendesishme ti pergjigjemi njeri tjetrit dhe te respektohemi duke patur admiracion dhe dashuri.Dy persona qe duhen ndajne te njejtat projekte,endrra,jane dy ortake qe komplotojne bashke per te ardhmen...
Te duhesh do te thote te enderrosh vete i dyte gjera te mundura!
Njekohesisht dashuria eshte e bazuar ne terheqjen fizike..
Ku ka gje me te bukur se te besh dashuri me ate qe do?
Te duash dike do te thote ta prekesh,te ngjitesh me te,te perkedhelesh,te fluturosh,...Kemi deshirat tona te perbashketa qe duhen konservuar duke mbajtur nje fare "largesie"...."ti nuk je une,une nuk jam ti"!
Distanca eshte e rendesishme ne deshire dhe ben te mundur qe afrimi te transformohet ne kenaqesi.
A eshte e vertete qe nje veshtiresi seksuale ose nje humbje deshire do te thote humbje dashurie?......Jo gjithmone!
Eshte e vertete qe zemra ka arsye dhe arsyeja nuk njeh....por arsyeja mund ti mesoje zemres qe te marri drejtimin e duhur drejt emocionit.Dashuria e perjetshme eshte vetem pasion dhe arsye,ne koke dhe ne trup...
Te jetosh vete i dyte nuk eshte nje sjellje instiktive...Ne duhet te mesojme te jetojme ne kete menyre,ashtu sic mesuam te flasim,shkruajme,lexojme,si kemi mesuar ti japim bicikletes,vetures,profesionin...
PO ku jane profesoret???????

Dashuria per mua eshte kjo.....
___Dhurim lulesh pa arsye.
___Ta duash tjetrin me te metat qe ka dhe ti pranosh ato.
___Te besh dicka per te qe tregon diferencen midis te mires dhe shume te mires.
___Te futesh hundet ne jastek dhe te ndjesh eren e tjetrit kur ai iken.
___Te pranosh largesine e perkohshme.
___Te mos tradhetosh.
___Te qeshesh gjithmone bashke.
___Te shikohemi ne sy ashtu si ne diten e pare.
___Te ndash gjithcka.......

Fraza ''Puthjesh''
Zemra ime mbi zemren tende,
buzet e mija mbi buzet e tua.
Nje frymemarrje e vetme,
dy trupa te lidhur.

Si mund te largosh dike qe te do pa e lenduar???

hmm...keni ndonje mendim..

e zem se dikush qe ju njihni e keni taku me shume se dy here....keni pi kafe e dini qe ai ose ajo ju ka shume qef..mezi pret te dali me ju...nderkohe qe ti nfakt ta ndje hic thjesht te duket nje njeri i mire ,interesant per muhabet...por kaq ste terheq per me shume...
si veproni kur ai ju telefonon...ju bo ftesa per cafe...pub...dark...pishina etj etj ...a veproni ...tu mos i kthy pergjigje..?? refuzoni gjithmon..? apo e qoni ke burimi dhe si jepni uje
__________________
Kur braktis ate qe do
vjen nje cast qe e kupton
se pa te ti dot s'jeton
cfare me thuaj vlen ne bote
kur je vetem e ke ftohte
dhe nje zemer se gjen dot
Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi yt, Se di
ne ndjenje ne fshehtesi
jam skllavi yt me thote tani...

Puthja për femrat, më e rëndësishme se seksi
Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç të tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë. “Asnjë fatkeqësi nuk mund të më ndodhë kur ajo më dhuron një puthje”, - këndonte poeti trubador Colin Muset, më 1400-n.

Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t’i jepte të drejtë. Një studim i kryer nga Universiteti i Vjenës, në fakt, ka nxjerrë si përfundim se puthjet e rregullta i bëjnë mirë shëndetit, njësoj si një ilaç. Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj. Domethënia që ka puthja për femrat dhe meshkujt ka qenë temë e kërkimit të seksologes Ingelore Ebberfeld nga Bremeni.

Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi. Ka edhe më: dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë.

Në përgjithësi, ato që thoshin se puthnin me kënaqësi, ishin 56 për qind e femrave të pyetura, kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk puthen gjatë raportit.

Efektet e puthjes

Rrahjet e zemrës arrijnë 180 të rrahura në minutë. Presioni i gjakut shkon 150 mm. Vihet re një zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyre të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe të duket sikur gjithçka e jotja është në ajër.

Është ky efekti i quajtur “zemra në grykë”, i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat, ose siç konsiderohet rëndom, ai emocioni i fortë që provon njeriu sa pothuajse i del vetja jashtë kontrollit. Kjo është pra “puthja e parë”. Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve, sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth.

Pëlqimi “pamor” duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë që buzët afrohen, futën në punë hundët të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.

Nëse feromonet e partnerit nuk të tërheqin, puthja do të jetë një dështim dhe nuk do të çoje më tej. Por nëse partneri përdor një teknike të pëlqyeshme dhe eksituese, adrenalina dhe noradrenalina (substanca këto që prodhohen nga gjëndrat mbiveshkore) japin pëlqimin e tyre. Atëherë puthjet ndjekin njëra- tjetrën. Nëpërmjet puthjes dhe “furtunës” kimike që lidhet me të, kalohet në fazën e seksit dhe të ndjenjës.

Sipas studiuesve faza e puthjes është vendimtare edhe për disa arsye të tjera. Puthja fut në lojë jo vetëm gojën dhe gjuhën, por edhe sytë dhe duart, sepse përkëdheljet dhe lojërat me gishtat, në fakt, ndihmojnë për ta bërë më të efektshme dhe më domethënëse puthjen. Një “puthje e parë” e cila është pa dyshim e paharruar, përbën një bazë jashtëzakonisht të fortë për një marrëdhënie të qëndrueshme.


Ndarjet (divorcet)
Ndarjet janë në rritje kudo në botë. Ato po shtohen si në vendet e pasura edhe në ato të varfëra. Shumë nga këto ndryshime janë pjesë e një procesi global që po ndodh në familje në kushtet e modernizimit, në kushtet kur gruaja ka hyrë në tregun e punës. Kjo është diçka që shkakton konflikte sepse gratë tani janë më të pavarura dhe nuk dëmtohen më ekonomikisht nëse ndahen. Në të kaluarën ato nuk mund të largoheshin dot nga bashkëshorti.

Familjet amerikane kanë ndryshuar në mënyrë dramatike krahasuar me vitet 50. Statistikat tregojnë se niveli i ndarjeve është rritur së tepërmi që nga ajo kohë. Sot, 50 përqind e familjeve amerikane përfundojnë me divorc. Një në çdo tre fëmijë ka si nënë një grua të pamartuar. Më pak se 25 përqind të familjeve amerikane përbëhen nga burri, gruaja dhe fëmijët e tyre biologjikë. Vetëm në 10 përqind të rasteve gruaja është plotësisht shtëpiake.



Ndarja është një proces që fillon shumë para nënshkrimit të dokumentave dhe vazhdon për një kohë të gjatë.

Një këngë e njohur amerikane e viteve 70 thotë - dashuria do të na mbajë të bashkuar. Por kjo nuk ishte e vërtetë atëherë dhe nuk është e vërtetë as tani. Dashuria mund t’i sjellë çiftet pranë, kërkohen aftësi të tjera për të mbetur të bashkuar dhe për të mbijetuar të përpjetat dhe tatëpjetat që sjell martesa. Ndëkohë që rastësia apo shansi mund të bëjë që dy njerëz të bien në dashuri, ekspertët pohojnë se janë mbajta e premtimeve të martesës që i mban çiftet të bashkuar dhe në dashuri.

Squire Rushnell përfshin historinë e tij të dashurisë bashkë me disa të tjera në librin e tij Lejo fuqinë e besimit të të drejtojë në dashuri. Ai e përmbledh sekretin për një martesë të gëzuar në gjashtë fjalë të urta.

“Kur i bashkoj ato formojnë akronimin Laughs që do të thotë qeshje. L është për buzëqeshjen. Çdo marrëdhënie e mirë ka nevojë për sensin e humorit, veçanërisht për të kaluar momentet e tensionuara që ekzistojnë në çdo marrëdhënie. A-ja qëndron për mirënjohje. Duhet të shprehësh mirënjohjen për partnerin disa herë në ditë. U-ja është për mirëkuptim dhe jo vetëm të dëgjosh”.

Sipas tij, një lidhje e mirë shpirtërore e bën çdo marëdhënie më të fortë. Ndërsa çiftet harxhojnë shumë kohë dhe para për dasmën, ato i kushtojnë shumë pak vëmendje premtimit që i bëjnë njëri tjetrit.

Fëmijët e ndarjeve të mira

Ata që kanë përjetuar divorcimin e prindërve në fëmijëri thonë se një gjë e tillë nuk çon medoemos në shkatërrimin e një familjeje apo të jetës së fëmijëve. 25 vjet më parë zonja Constance Ahorns intervistoi dhjetëra individë të ndarë dhe shkroi një libër të titulluar “Divorci i Mirë.” Më pas ajo shkroi një libër tjetër me kujtimet e fëmijëve që përjetuan një divorc të mirë, siç e quan ajo: “Pjesa më e madhe e këtyre familjeve e ruajnë strukturën e familjes. Këto janë struktura më komplekse, por megjithatë janë familje. Fëmijët rriten mirë. 78 për qind e tyre janë dakort me vendimin e prindërve për divorc dhe 3 të katërtat e fëmijëve të intervistuar mendojnë se prindërit janë më mirë si rrjedhojë e divorcit”.

Në librin e saj, Ahorns u kundërvihet disa prej ideve të gabuara si për shembull se baballarët nuk janë më të angazhuar në jetën e fëmijëve pas divorcit: “Zbuluam se mbi 50 për qind e fëmijëve vërejtën përmirësim të marrëdhënieve me babain pas divorcit, pasi kishin mundësi të krijonin një marrëdhënie të re të pavarur. Po ashtu edhe baballarët ishin të gatshëm të dedikonin më shumë kohë për fëmijët, pa ndërhyrjen e gruas”.

Gjatë periudhës 25 vjeçare pas divorcit, thuajse të gjithë individët e përfshirë në këtë studim kishin në jetën e tyre një njerk ose motra apo vëllezër prej nënës ose babait.

Rezultatet e studimit treguan se fëmijët kishin krijuar marrëdhënie të mira me bashkëshortin e prindit të tyre, por kjo nuk ndodh menjëherë. Pa dyshim ka edhe probleme, si për shembull fëmijët nga martesat e mëparshme dhe marrëdhëniet mes tyre shpesh herë janë të ndërlikuara dhe të pasuksesshme.

Ka raste kur vite pas divorcit, disa fëmijë ende vuajnë pasojat e tij. Por Ahorns thotë se studimi i saj tregon se kjo nuk nënkupton që divorci është një plagë psikologjike për fëmijët dhe se fëmijët me kalimin e kohës i kuptojnë dhe i vlerësojnë më mirë përpjekjet e prindërve për të ruajtur strukturën e familjes.


Çka mendoni ju për ndarjen?
Sa do ishit dakord t'kishi një ndarje?


Poezi Nda Une

AS nje fjale s"me the mua
une per ty nuk qava
dikur sa shume u deshtem
Shikimet ecen-ecen perpara

Kush te ka mashtruar
kush te ka genjyer
nje jete te kame pritur
me fale shikimin
qe ta dhuroje miresine

Degjoje te rrahurat e zemres
qe ta dhuroje nje lulkuqe
Zemren e keputur, te humbur
hapin tend s"do ta harroje

Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë

Dashurojmë dhe duam që të na dashurojnë. Duam të ndihemi gjithmonë të tillë.


Por jeta, shqetësimet e ndryshme që sjell ajo, mund të na largojnë nga kjo ndjenjë, duke na bërë më të ftohtë, më të largët për njëri-tjetrin. Allahu e vlerëson shumë këtë ndjenjë si ndjenjën më të bukur dhe është pikërisht dashuria e tij ndaj nesh kur na fal mëkatet; është dashuria e Tij për njeriun kur krijoi femrën. Allahu i lartësuar në Kuran thotë: "Dhe prej shenjave të tij është se Ai krijoi për ju nga vetë vetet tuaja bashkëshorte që të preheni tek ato e mes jush krijoi ngrohtësi dhe mëshirë. Me të vërtetë që këtu ka ajete për një popull që mendon" (30: 21).

Vëzhguesi i këtij ajeti do të gjejë se ai përfshin anë të ndryshme të jetës sentimentale mes burrit dhe gruas. Ana e parë që ai përfshin është qetësia shpirtërore, e cila, nëse arrihet, lëshon gëzim e hare, i dhuron njeriut të gëzojë shëndet psikik, duke e ndihmuar atë të përballet me çështjet e jetës dhe kapërcimin e vështirësive. Kështu, burri rigjeneron aftësitë e tij në punë dhe gruaja e rrit përkujdesjen e saj ndaj fëmijëve; familja i ofron shoqërisë një brez fëmijësh me të cilët mund të mburren ata dhe vetë vendi. Ngrohtësia dhe mëshira që rrjedhin edhe nga emrat e Allahut, "El Uedudu, Err Rrahim" janë gjëja më e bukur e lidhjes martesore. Ndikimi më i rëndësishëm i tyre në shpirtin njerëzor është ngritja e moralit. Tërë këto shenja janë edhe synimet kryesore të jetës bashkëshortore, pa të cilat nuk mund të ketë qëndrueshmëri në familje dhe as njeriu nuk do të mund të qëndronte mbi sipërfaqen e tokës.

Atë që Allahu e përmend në tërësinë e dashurisë mes bashkëshortëve, ka kaluar në kohë atë që sot thonë psikologët, të cilët theksojnë domosdoshmërinë e dashurisë në jetën e njeriut si dhe nevojën e çdo njeriu për të ndier dashurinë e të tjerëve. Kjo nevojë njerëzore është burimi i shëndetit psikik së njeriut. Ata gjithashtu theksojnë edhe rëndësinë e dashurisë dhe ngrohtësisë në pesë vitet e para të jetës së njeriut dhe mospërballjen e tij me kriza sentimentale që ai të mund të rritet i shëndetshëm nga ana psikike. Për të njohur nevojën e madhe të njeriut për dashuri, u zhvillua një studim që nxjerr në pah masën e rëndësisë së kësaj nevoje.

Kur u privuan nga dashuria
Ky studim u bë mbi një grup fëmijësh që ata morën dhe i ndanë në dy grupe. Grupi i parë u rrethua nga ngrohtësia, përkujdesja e dashuria përkrah ushqimit të mirë. Ndërsa grupi i dytë u ushqyen me ushqim të të njëjtit nivel të grupit të parë, por ata u privuan nga dashuria, ledhet, ngrohtësia dhe përkujdesja. Rezultatet e studimit treguan se rritja fizike në fëmijët e grupit të parë shoqërohej me shëndet psikik dhe moral të lartë, ndërsa tek fëmijët e grupit të dytë, një pjesë e mirë e tyre vdiqën dhe tek ata që mbetën gjallë, u shfaqën shenjat e sëmundjeve psikike, duke bërë një jetë me moral të dobët.

Pesë vitet e para
Sa e ngjashme është jeta e bashkëshortëve me jetën e këtyre fëmijëve. Martesat që janë të rrethuara me përkujdesje, ngrohtësi e dashuri, individët e tyre jetojnë në mirësi të përhershme, jetojnë, rriten e lindin fëmijë të shëndetshëm sidomos nga ana psikike, ndërsa martesat që privohen nga dashuria, një pjesë e tyre vdesin dhe mbarojnë e ato që mbijetojnë, jetojnë me dhembje dhe konflikt të përhershëm.

Sa e ngjashme është jeta bashkëshortore dhe rritja e saj me jetën dhe rritjen e fëmijës. Nëse bashkëshortët nuk e fillojnë atë me dashuri, ngrohtësi e përkujdesje, shumë shpejt do të rrënohet e vdesë. Ndërtesa e jetës së njeriut fillon nga një pikë uji. Kështu, edhe ndërtesa e jetës bashkëshortore fillon me tullën e parë. Pesë vitet e para të saj konsiderohen shtylla kryesore për pjesën tjetër të ndërtesës, për të përfunduar me sukses apo dështim.
Është tepër e lehtë për njeriun të martohet, por tërë vështirësia qëndron në ruajtjen e dashurisë për gjatë viteve të gjata të martesës. Kjo kërkon një mund të madh, bashkëveprim e mbështetje prej të dy bashkëshortëve. Në proverbat popullore thuhet se një dorë e vetme nuk duartroket, kështu edhe përpjekjet që bën një person i vetëm pa shokun e tij të jetës për të ruajtur lumturinë bashkëshortore, do të ishin të kota nëse ato nuk do të mbështeten e të gjejnë përpjekje të njëjta apo edhe më të shumta nga pala tjetër. Por, si do të mund të ruajë njeriu dashurinë gjatë viteve të martesës? Ç'i bën disa martesa të jetë të lumtura e disa të tjera të dëshpëruara?

Allahu i lartësuar ka vënë të drejta bashkëshortore që sigurojnë vazhdimësinë e jetës familjare dhe realizon lumturinë mes dy bashkëshortëve. Nëse ka të drejta që janë të veçanta për burrin, si për shembull, e drejta e bindjes dhe edukimi i fëmijëve apo të tjera të veçanta për gruan, si për shembull, mehri (dhurata e martesës që burri i jep gruas), banesa etj, ka të tjera të drejta të përbashkëta ku të dy bashkëshortët kontribuojnë së bashku në realizimin e tyre. Lumturia nuk arrihet vetëm kur njëri kryen detyrimin e tij e tjetri jo. Këto janë të drejta që nëse secili kryen detyrën e vet, do të ishte shkak për vazhdimësinë e dashurisë që ka lindur në fillim të martesës, madje do të vazhdojë të mbetet e tillë për pjesën tjetër të jetës, lulëzimi i saj do të vazhdojë për tërë jetën. Një nga të drejtat më të rëndësishme të përbashkëta është edhe bashkëjetesa e mirë.

Kjo bashkëjetesë ka lidhje me marrëdhëniet mes bashkëshortëve, qofshin ato sentimentale apo edhe fizike, ku tërë qëllimi është që secili prej tyre të përpiqet të lidhet, të kuptojë, të afrojë dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira mes tij dhe bashkëshortit të tij në jetë. Profeti (a.s) e ka përmbledhur këtë me thënien e tij: "Nuk lejohet dëmi ndaj tjetrit e as ndaj vetes". Pra, asnjërit prej bashkëshortëve nuk i lejohet të dëmtojë tjetrin e as të bëhet shkak që tjetri t'i bëjë dëm. E duke qenë se ky parim njerëzor, për të cilin Profeti (a.s) porosit që të sundojë në marrëdhëniet njerëzore me tërë dimensionet e tij, është logjike dhe parësore që të jetë e të bëhet kushtetuta e që rregullon marrëdhëniet mes bashkëshortëve.

Hapa praktikë për të rifreskuar dashurinë
Nëse do të shikonim ajetin kuranor: "Për ju bëri nga vetë vetja juaj bashkëshorte, që të preheni tek ato", mund ta afronim me burrin kur kthehet në shtëpi dhe e gjen gruan e tij të pastër e tërheqëse, duke e pritur me fjalë të ëmbla, ushqim e përkujdesje që ai të prehet tek ajo e të hedhë tej dynjanë dhe problemet e saj pas shpine, ta harrojë e mohojë atë. Ka hyrë në shtëpizën e tij të ngrohtë që të gjejë ngrohtësi dhe mëshirë së bashku. Kështu, edhe gruaja, kur burri i saj kthehet tek ajo pas mungesës në punë, e pret atë me mall dhe ngazëllim që tek ai të rigjejë sigurinë, përkujdesjen, mbrojtjen dhe dashurinë, duke harruar lodhjen e saj, zhurmën e fëmijëve dhe kërkesat e shtëpisë, të prehet në shtëpizën e saj të ngrohtë e të hedhë pas krahëve në harresë e mohim dynjanë dhe hallet e saj. Mendo bashkë me mua, si do të mund të jetë një familje kur kreu i saj dhe ndihmësja e tij do të kenë këtë moral të lartë, shpirt të pastër dhe ngrohtësi? Si do të jetë reflektimi i tyre në edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve përderisa babai është në kulmin e zemërbardhësisë së tij dhe nëna në kulmin e ngazëllimit të saj? Fëmijët patjetër do të gjejnë tek ta vend për të diskutuar, shaka, lojë dhe mësim.

Por, kur kjo shtëpizë bashkëshortore do të jetë e ndezur në zjarr, bashkëshortët nuk do të kenë asnjë mundësi të qetësohen. Njëri do të privojë tjetrin nga këto momente hyjnore të qetësisë e prehjes. Patjetër që kjo do të pasqyrohet në jetën e bashkëshortëve dhe rolit të tyre në përkujdesjen e familjes dhe të fëmijëve. Në ajetin kuranor "që të preheni" që është në kohën e tashme, nënkupton vazhdimësi në rinovim ditë pas dite. Kështu, në ajetin kuranor "Për ju ne bëmë nga vetë vetja juaj", pra, gruaja dhe burri janë një i vetëm në çdo gjë, pra, nga vetë vetja jote krijoi një bashkëshorte që të prehesh tek ajo. Përngjasimi i gruas me vendprehjeje është përngjasim i bukur. Ashtu si edhe shtëpia që ka nevojë herë pas here për rikonstruksion e lyerje, edhe jeta bashkëshortore ka nevojë për rikonstruksion të vazhdueshëm, sidomos pas moshës tridhjetë vjeçare, sepse burrat mendojnë se gratë e tyre pas moshës tridhjetëvjeçare bien në plogështi dhe fillojnë e merren me edukimin e fëmijëve, duke lenë pas dore burrin. Kjo mund t'i bëjë ata të hedhin sytë në vend tjetër. A nuk e di se gjysma e problemit është për shkak të tij dhe rolit të tij në rikonstruksionin e banesës bashkëshortore?

A mund t'i hedhim një sy këtyre hapave praktikë, që kujtdo të mund tia rifreskojë jetën e tij bashkëshortore?

Hapi i parë: Kërkoi ndihmë Allahut që të ndryshojë zemrën e gruas tënde dhe udhëzimin e saj.
Allahu i lartësuar përmend mirësitë e tij ndaj profetit Ejub (a.s) dhe thotë: "E ne ta ndreqëm gruan tënde". Ndreqja e gruas ishte udhëzimi i saj nga Allahu dhe mbrojtja e tij. Kështu duhet t'i drejtohet me lutje Atij që ka në dorë zemrën e njeriut.

Hapi i dytë: Rinovo veten tënde para syve të saj që të të ndiejë ty.
Disa burra ndoshta nuk i ndërrojnë rrobat e tyre që i kanë me vite. Kjo mund të ndodhë deri në rrobat e gjumit e as që mund të bëhet fjalë për rregullimin e paraqitjes së tij para gruas. Atëherë, si do mund të kërkojë që ajo të mbajë bukurinë e saj para tij? Ai, me natyrën e tij, është bërë si uji i ndenjur që nuk do vonojë shumë e do të qelbet. Allahu i lartësuar thotë: "Ato (gratë) kanë të njëjtat të drejta sikurse edhe detyra", pra, ka po ato të drejta, sikurse edhe të drejtat që i kërkohen t'i respektojë. Kështu, ndërroji rrobat dhe pamjen tënde herë pas here, veçanërisht ato me të cilat ulesh para gruas tënde.

Hapi i tretë: Ndërro fjalorin tënd kur të flasësh me të.
Duhet të fshish sa të mundesh tërë fjalët e vjetra të jetës tënde e të përdoresh herë pas here fjalë të reja. Mos lavdëro me të njëjtat fjalë që përdor përherë punën e saj në shtëpi, por mundohu të shprehësh kënaqësinë tënde për punën e saj me një përshkrim të ri, më të mprehtë. Për shembull, në vend që të thuash parullën e përhershme: "Shtëpia sot qenka e rregulluar dhe e pastër.", mund të thuash: "A kemi ndonjë rast apo miq sot?" E ajo patjetër do të thotë: "E pse?", mund t'i thuash: "Rregulli dhe pastërtia e thonë këtë.", E të tjera shprehje të kësaj natyre.

Hapi i katërt: Lavdëro përpjekjen e saj në edukimin e fëmijëve.
Punët që zakonisht i ndjekin nënat është edhe ndjekja e fëmijëve dhe përkujdesja për mësimet dhe detyrat e tyre në shkollë. Kjo për shkak se baballarët janë më të zënë në punët e tyre për të siguruar anën materiale të familjes. Supozohet që ai kur të kthehet të falënderojë përpjekjen e saj edhe për diçka të vogël. Të lutet për të e të mos e harrojë atë në lutjet e tij.

Hapi i pestë: Nëse fëmijëve u ble ëmbëlsira apo dhurata, mos e harro atë.
Kur dëshiron t'i blesh fëmijëve ëmbëlsira apo rroba, mundohu që edhe asaj t'i blesh një dhuratë, pavarësisht se mund të jetë e vogël dhe e lirë. Nëse ke vendosur që fëmijëve t'u blesh ëmbëlsirë, bli edhe për ju të dy e hani bashkë nga e njëjta pjesë e do të shohësh ndikimin e saj në ditët e ardhshme. Nëse ajo refuzon të hajë ëmbëlsirën para teje, me pretekstin që t'ia lëmë fëmijëve, detyroje që të thyhen pengesat mes jush.

Hapi i gjashtë: Mundohu të jesh i afërt me të kur uleni për të pirë kafe së bashku.
Koha për të pirë një kafe është kohë e përshtatshme. Shpesh mund të ndodhë që të humbë kjo kohë në heshtje apo duke lexuar ndonjë revistë a gazetë. Ndoshta burrat thonë: s'kemi kohë të ulemi me gratë tona e të flasim me to. Nëse ulesh me të të pish një kafe, kjo mund t'ju marrë afërsisht gjysmë ore kohë. Mundohu ta shfrytëzosh atë me fjalë të ëmbla e të bukura, derisa të përfundosh kafen e të bëhesh gati për të dalë. Do të ndiesh mallin e madh të saj kundrejt teje kue të kthehesh në shtëpi.

Hapi i shtatë: Mundohu të ndërrosh shprehjet me të cilat shpreh dashurinë tënde për të
Disa bashkëshortë akoma vazhdojnë të përdorin stile të vjetra në shprehjen e dashurisë. Mundohu të ndryshosh mënyrat dhe stilet. Këto mund të jenë të ndryshme, për shembull, të kërkosh prej saj, kur ti je duke punuar në shtëpi, të të sjellë diçka e kur ajo ta ketë sjellë ta falënderosh, madje edhe sjelljet fizike t'i vësh në shërbim të këtij qëllimi që ajo të ndiejë fizikisht që ti je i kënaqur me të. Zënia vetëm me punë nuk do ta bënte atë të ndiente se ti e do. Gruaja e dijetarit të shquar Ez Zuheri thotë: "Librat kanë qenë gjëja për të cilat isha më shumë xheloze, madje edhe më shumë se ndonjë grua tjetër, sepse ai merrej shumë me to, ndërsa Profeti (a.s) fliste e merrej me gruan e tij edhe kur ishte i zënë me punë".

Hapi i tetë: Konsultohu me të për çështjet e tua.
Për shkak të problemeve që mund t'i vijnë nga puna, burri mund të bëhet si bombël gazi për nga rrezikshmëria. Kur kthehet në shtëpi, për më të voglin problem, ai shpërthen kundër të gjithëve, gruas, fëmijëve, pa asnjë faj. Ai e ka për detyrë që të bisedojë me gruan dhe ta njoftojë se pati një incident të vështirë në punë apo në rrugë dhe është tepër i shqetësuar; t'i kërkojë asaj që ta kuptojë e të largojë fëmijët, që ata të mos e shqetësojnë në ato momente.

Hapi i nëntë: Marrëdhëniet bashkëshortore nuk janë çdo gjë, por trajtimi është çdo gjë.
Profeti (a.s) ka thënë: "Feja qëndron tek mënyra e trajtimit". Trajtimi dhe marrëdhëniet me gruan do të thotë që ajo duhet të marrë pjesën e kujdesit që i takon me çfarëdo lloj mënyrë të mundshme e të lejuar nga feja. Shikimi në mënyrë habitore ndikon tek ajo, buzëqeshja e sinqertë e çliron atë, shakaja e lehtë e argëton. Nëse e zgjat shikimin drejt saj e drejt në sy me mahnitje derisa atë ta zërë turpi dhe të kërkojë që të ndalosh të bësh një gjë të tillë; nëse të vjen pasi ka mbaruar punë në shtëpi apo në kuzhinë, shikoje duke buzëqeshur e do të shikosh sa mund të ndikojë kjo. Luaj me të me fjalë apo edhe me dorë qoftë edhe para fëmijëve që edhe ata të shohin lidhjen dhe harmoninë e prindërve e të ndiejnë gëzim. Ashtu siç mund të ndodhë që fëmijët të shohin ngatërresa e konflikte mes prindërve, si do të mund të ndiheshin ata?

Hapi i dhjetë: Ashtu si ajo nuk vë gjumë në sy kur ti je i sëmurë, edhe ti rri zgjuar kur ajo të jetë sëmurë. Gruaja, nga natyra është e përkujdesshme kur burri i saj është i sëmurë. Kur ajo sëmuret, refuzon ndihmën e tij, duke pasur frikë se e vë atë në punë. Kështu duhet që burri të shlyejë "borxhin" që ka ndaj gruas së tij e të bëjë atë që ajo ka bërë për të.

Burri, që arrin të bëjë këto për gruan e tij, do të gjejë tek ajo gruan mbështetëse në edukimin e fëmijëve; e burri, që lë pas dore gruan e tij, do ta bëjë atë të harrojë veten dhe fëmijët e saj e pasoja do të jenë fëmijë të shthurur, oficerë të shkatërrimit.


0 Variante si te putheni .....!!!
1. Puthje Francese
Puthjet
jane pjesa me e rendesishme e paralojes seksuale. Edhe pse te gjithe e dime
se cfar eshte puthja dhe si duhet puthur, e ashtuquajtura puthje franceze
praktikisht eshte e zjarrte, por ajo eshte edhe hulumentim subtili i buzeve
te partnerit. Prandaj, mos u beni agresive. Nese gjuhen e futni teper
thelle, me veshtire do t'i kontrolloni levizjet e saj.

 
  person(s) online RIGHT NOW!!!
 
 
Copyright ©2009 - WwW.Kumanovari-oo1.Tk This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free