WwW.Kumanovari-oo1.Tk
  MSN Programe
 

 

 

 

Windows Live Messenger 9.0 & MSN PLUS

 

 

 

 

Messenger 7.5 Portable

 


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

8 menyra me thy password ne msn

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Freeze Msn me ngri msn

Me ngri msn

  • Download :
  • http://rapidshare.com/files/181398647/Me_Ngri_MSN.rar.html


    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Messenger Windows Live

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Si te mbyllim nje e-mail ne Hotmail account

    Nëse jeni lodhur nga reklamat,mesazhet abuzuese etj, dhe nuk dëshironi qe ta përdorni një e-mail qe keni hapur ne logarin e Hotmail-it, atëherë veproni kështu.

    1.Hape Mesengjerin si zakonisht duke shkruar imellen tuaj dhe pasvordin, (hyni ne MSN);
    2.Kliko ne butonin Open your email inbox,(faqja ku ju i lexoni/dërgoni mesazhet);
    3.Ne fushën ngjyrë te kaltër ne anën e djathte keni dy komanda Options|Hepl ,ju klikoni Help;
    4.Pasi hapet nji dritare ne katrorin, Search MSN Hotmail Help, shkruani Close Account;
    5.Klikoni ne shigjetën ne fund te katrorit(box-it)
    6.Kliko ne tekstin e kaltër Close your account
    7.Do te ju paraqitet teksti si me poshtë:
    If you have a free MSN
    account, and don't use
    it to sign into another
    service, go to the Close Account page,
    and then follow the instructions on-screen.
    8.Kliko ne tekstin Close Account page;
    9.ju hapet një dritare e Re dhe ne fund klikoni butonin Close My Account,
    10.dhe do te merrni konfirmimin se logarija e juaj është mbyllur.
    Te gjithë ata qe do te tentojnë te ju shkruajnë e-mail do te marrin konfirmimin nga WebMasteri se mesazhi i tyre dështoj:
    (Ju mund te aktivizoni llogarin tuaj përsëri brenda 10 ditëve kur te dëshironi dhe kontakt lista e juaj mbete e pa ndryshuar)

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ndreqe Nick Namen ne MSN 

         www.messletters.nl

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    msn skins 8.0 , 8.1 , 8.5

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


    My_IM_plugin_for_msn_now_playing

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


    MsgPlusLive-470

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    oRipa_MSN_Recorder-raed55

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Status Bomb, Block Checker, Nudge bomber e shume te tjera

    • Permbajtja:

      Msn Booter
      Status Bomb
      Nick Name Builder
      Contact Options
      Msn Information
      Msn Scroller
      Msn Defence
      Msn Tweaking
      Block Checker
      Profile Viewer
      Emotion Art
      Emotion Talk
      Display Picture/Emotion Thief
      Desk Status
      Patch Msn
      And 3 BONUS Tools
    • Download :

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Te Fshehtat e Windows Live Messenger

    Si të krijoni ikona emocionesh
    Krijimi i ikonave personale në WLM është tejet i lehtë. Si fillim, gjeni një fotografi sipas jush të përshtatshme për të transmetuar një emocion të caktuar. Vlen të theksohet se imazhet për ikonat janë shumë të vogla, prandaj, nëse fotoja juaj përmban shumë detaje, nuk ka për t’u dukur edhe aq bukur.
    Nëse do të donit të krijoni një emocion të animuar, atëherë duhet të përdorni një imazh të tipit GIF. Ne do t’ju propozonim modifikimin e fotografisë në një program si Animation Shop, pjesë e paketës PaintShop Pro .pasi është i thjeshtë për të shtuar efekte mbi një imazh të vetëm apo për të bashkuar një varg imazhesh.
    Pasi të keni vendosur se cilin imazh do të përdorni, bëni mirë ta ruani në një nga formatet në vijim: BMP, GIF (nëse është i animuar), JPG/JPEG ose PNG.


    Fillimisht hapni një dritare mesazhuese dhe klikoni mbi ikonën e parë të emocioneve , zgjidhni Show all… (ose more… në disa versione të tjerë) dhe klikoni te butoni Create (Krijo). Pastaj, klikoni te Find Image (Gjej Imazhin) dhe përcaktoni vendndodhjen e imazhit tuaj. Vendosini një emër dhe një shkurtore për tastierën dhe ja tek e keni një ikonë personale.


    Si të zmadhoni ose të zvogëloni tekstin
    Nëse keni hapur një dritare dialoguese, mbani shtypur tastin Ctrl dhe përdorni rrotëzën e miut për të zmadhuar apo zvogëluar tekstin.


    Si të çaktivizoni hapjen automatike të mesazherit
    Jo gjithkush dëshiron që mesazheri WLM të hapet automatikisht, sa herë që ndez komjuterin. Për ta çaktivizuar këtë alternativë, shkoni te menyja Tools, zgjidhni Options dhe klikoni mbi tabin General. Këtu do t’ju shfaqen disa opcione. Boshatiseni kutizën përbri “Automatically run messenger when I log on to Windows “ dhe ia keni arritur qëllimit.


    Si ta mësoni se kush ju ka shtuar në listën e vet
    Nëse doni të dini se kush ju ka shtuar në listën e kontakteve, shkoni te Tools/Options dhe zgjidhni Privacy. Klikoni mbi butonin View dhe do t’u shfaqet lista e kërkuar.


    Si ta merrni vesh se kush ju ka fshirë nga lista
    Shkoni te Tools/Options dhe klikoni mbi tabin Privacy në panelin në të majtë. Në listën e parë me emra, atë që ndodhet nën diçiturën Allow list, klikoni me butonin e djathtë të miut mbi emrin e personit që dyshoni se iu ka fshirë nga lista e tij. Nëse opcioni “Delete” është i vlefshëm, atëherë kjo do të thotë se personi në fjalë ju ka fshirë nga lista, në rast të kundërt do të thotë se emri juaj gjendet ende në listën e tij.


    Si të hapni mesazherin nga cilado adresë e postës elektronike
    Shumica prej jush ndoshta e dinë këtë, por të tjerët duhet ta kenë të qartë se është e nevojshme një “pashaportë”.
    Ndiqni hapat e mëposhtëm:
    1. Shkoni në faqen: www.passport.net
    2. Te seksioni “Use an e-mail address you already have” (Përdor një adresë ekzistuese), klikoni Get started now (Fillo tani).
    3. Plotësoni formularin me të dhënat që kërkohen.
    4. Hapni adresën e postës elektronike dhe klikoni mbi linkun që ju është dërguar nga Windows Live Messenger
    5. Hapni WLM-në me adresën që regjistruat.


    Si të importoni listën e vjetër të kontakteve në një llogari të re
    Fillimisht, hapni mesazherin WLM me llogarinë e vjetër. Shkoni te menyja Contacts, zgjidhni “Save my contacts list” dhe ruajeni ku të dëshironi. Pastaj dilni nga mesazheri dhe futuni sërish me adresën e re. Shkoni edhe njëherë te menyja Contacts, zgjidhni “Import contacts from a file” dhe përcaktoni vendodhjen ku e ruajtët skedarin pak më parë.


    Si të zbuloni se kush ju ka bllokuar
    Kjo ndoshta është pyejta më e shpeshtë që bëhet në lidhje me mesazherët: Si ta marr vesh nëse dikush më ka bllokuar? Epo, ja një këshillë e mirë për të gjithë: Mos e bëni veten që t’ju bllokojnë! Përveç shakasë, e vërteta është se diçka e tillë ka qenë e mundur në versionet MSN të përpara disa viteve, por Microsoft, në kuadrin e luftës kundër SPIM-eve (spame që vijnë perms mesazherit të çastit), ndreqi një problem në lidhje me privatësinë dhe, si pasojë, sot për sot nuk ekziston ndonjë metodë e vërtetuar për të zbuluar se kush ju ka bllokuar. Mos bini pre e të kështuquajturve MSN block checker, të cilët ju kërkojnë të dhënat personale, në mënyrë që t’i dërgojnë programe spiunë në emrin tuaj të gjithë listës suaj të kontakteve, apo për qëllime SPIM-esh. Metodat më efikase janë metodat e thjeshta logjike dhe jo ato alla-MacGuyver (për ata që kanë parë serialin te Italia Uno) që propozohen lart e poshtë në ueb. Hapni dy llogari njëkohësisht (lexoni paragrafet më poshtë për ta mësuar se si bëhet): llogarinë e zakonshme dhe një të re. Në këtë të fundit bëni një kërkesë për të shtuar në listën tuaj adresën e personit “të dyshuar” për bllok. Tregohuni të zgjuar dhe emërtojeni llogarinë e re me ndonjë emër intrigues për kontaktin. Nëse ai e pranon kërkesën tuaj dhe në një moment të caktuar shfaqet “Online” në llogarinë e re dhe “Offline” në llogarinë e vjetër, atëherë do të thotë se ju ka bllokuar.

     

    Të gjitha në një: Instaloni Messenger Plus! Live (MP!L)
    MP!L është një shtojcë (add-on) për Windows Live Messenger, që ia rrit dukshëm performancën mesazherit, duke mundësuar ndër të tjera edhe hapjen e njëkohshme të disa llogarive, ekzekekutimin e skripteve të ndryshme dhe shumë të tjera që mund t’i eksploroni vetë. MP!L ndodhet në ZERO DVD dhe instalimi është mjaft i thjeshtë.


    Si të hapni disa llogari njëherësh
    Pas instalimit të MP!L, në shiritin e menyve të mesazherit shfaqet edhe një meny e re e emërtuar Plus!. Klikoni mbi të, shkoni te Preferences… dhe hapni tabin Customize!. Klikoni në kutizën e opcionit të parë “Allow me to connect to several accounts simultaneously” (Lejomë të lidhem njëkohësisht me disa llogari) dhe në fund OK. Hapeni sërish mesazherin nga ndonjë shkurtore që keni në desktop apo nga Start/Programs. Tani mund të përdorni disa llogari njëkohësisht.


    Përparësitë dhe argëtimet përmes skripteve
    Aktivizimi i MP!L ju mundëson ekzekutimin e skripteve të ndryshëm, shumë prej të cilëve mund t’i shkarkoni në adresën http://www.msgpluslive.net/scripts/browse/, ndërsa këto që ju përmendim më poshtë i gjeni edhe në ZERO DVD. Për të aktivizuar një skript, duhet që më parë të keni hapur mesazherin, pastaj të klikoni mbi skedarin e skriptit dhe, te dritarja pasuese, të klikoni te kutiza e “I accept the responsibility of installing this script” (Pranoj përgjegjësinë e instalimit të këtij skripti). Në fund, Import.


    Mbikëqyrni mesazhet e reja mbërritëse në Gmail
    Zakonisht mesazheri MSN ju njofton vetëm kur vjen një mesazh i ri i postës elektronike në llogarinë tuaj Hotmail. Për ta bërë të vlefshme këtë veçori edhe për llogaritë Gmail, aktivizoni sktiptin Gmail Checker, në mënyrë që ta mbani nën monitorim të vazhdueshëm llogarinë e postës elektronike.


    Shndërrojini dritat e tastierës në sinjalizues mesazhesh
    Ky është një skript i hatashëm, pasi bën që të ndriçojnë dritat e vogla të tastierës dhe lëshon një tingull (kjo e fundit vlen vetëm për laptopët) kur vjen një mesazh në WLM. Thjesht instalojeni skriptin e quajtur KeyFlasher dhe nisjani zbavitjes me konfigurimin e tij. Keyflasher-in mund ta aksesoni nga ikona e skripteve që ndodhet në çdo dritare dialoguese te shiriti mbi kutinë e shkrimit. Ai, madje, ju mundëson të zgjidhni se cila dritë duhet të pulsojë (Num Lock/ Caps Lock/ Scroll Lock), shpejtësinë e pulsimeve, numrin e tyre, etj.


    Vishini efekte speciale nofkës suaj
    Ky skript ju jep mundësinë të modifikoni lehtësisht nofkën tuaj dhe ta bëni atë më të lezetshme. Instaloni NameEditor, pastaj shkoni te butoni i skripteve mbi kutinë e shkrimit dhe zgjidhni NameEditor/Edit Name. Si pasojë, do t’ju shfaqet dritarja e modifikimit të emrit, e cila përmban disa efekte zbavitës, që do ta bëjnë emrin tuaj të dallohet nga të tjerët.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 
  person(s) online RIGHT NOW!!!
 
 
Copyright ©2009 - WwW.Kumanovari-oo1.Tk This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free